Një adoleshent në Fier është qëlluar dy herë me thikë nga një 22-vjeçar pas një sherri mes tyre për motive të dobëta.
Policia thotë se autori Florjan Malaj goditi me thikë 19-vjeçarin me iniciale E.M.
Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori u arrestua menjëherë dhe akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.





