29 maj 2015 – Sfida mes Kukësit dhe Laçit nuk do të jetë vetëm e futbollit mbrëmjen e sotme. Tifozeritë e këtyre skuadrave janë përleshur mes tyre në autostradë, duke hyrë në Tiranë. Për shkak të euforisë që kanë tifozët e të dyja skuadrave është bërë bllokimi i qarkullimit dhe madje flitet për dhunë fizike mes tyre. Sot në mbrëmje, në “Qemal Stafa” luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”