Një sherr në të cilin kanë mbetur të përfshirë 3 të rinj është regjistruar një ditë më parë, në lagjen nr.16 në Durrës.

Policia njofton se ka nisur procedimin penal për “shtetasit Xh.T., dhe E.D., vjeç 32 e 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 16, kanë goditur me grusht, shtetasin D.Xh, vjeç 34, banues në Durrës”.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje në bashkëpunim”.