Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Tiranë, ku një 34-vjeçar është rrahuar me sende të forta.
Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë shpallur në kërkim, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu autorët, pasi e kanë rrahuar të riun, i kanë dëmtuar edhe xhamat e makinës.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





