Konflikti mes dy grupeve të turistëve ka përfunduar në një sherr të ashpër, sa është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shijakut. Burime zyrtare bënë me dije se 2 turistë norvegjezë janë konfliktuar me një 31-vjeçare nga Britania e Madhe, teksa të dyja palët qëndronin në këtë qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak referuan materialet në Prokurorinë e Durrësit për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K. F., 27 vjeç dhe S. T., 27 vjeç, të dy me shtetësi norvegjeze. Dy të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me një 31-vjeçare me shtetësi britanike, gjatë qëndrimit të tyre në zonën e Shijakut”, bëri me dije policia e Durrësit.