TIRANE, 23 shkurt 2013 – Dy persona janë përleshur me thika duke shkaktuar një të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pranë lagjes “Ali Demi” brenda autobusit të linjës ish-Uzina e Autotraktorëve – Qendër.
Sherri ka nisur për motive të dobëta ndërsa ka ndërruar jetë 22 vjeçari Sajmir Çerdho Ende nuk dihet emri i autorit të krimit i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja. Shoferi i autobusit hapi dyert për të larguar pasagjerët dhe për të evituar përshkallëzimin e situatës, por nga kjo përfitoi edhe vrasësi që u largua në drejtim të paditur.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy persona kanë patur një mosmarrëveshje në autobus, që ka degjeneruar më pas në dhunë.
Njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë personin tjetër të përfshirë në sherr, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të bërë të mundur prangosjen e autorit të krimit.





