Tiranë, 2 maj 2014 – Sherret në shtëpinë e Big Brother nuk ndodhin për gjera madhore. Debati i radhës ka qenë ai mes Visarit dhe Arditit, pasi janë konfliktuar mes njëri-tjetrit për ushqimin.
Debati u përshkallëzua, kur të dy i drejtuan njëri-tjetrit gishtin. Largoje atë gisht nga fytyra ime, pis, rrugaç! – i thotë Visari Arditit. Lori që ndodhej afër, tërheq nga krahu Arditin, në mënyrë që ta largonte nga debati, cili vazhdoi edhe në distancë, duke përfshirë sërish Matildën me Julianën, të cilat vazhdonin të debatonin për të njëjtën temë.
Matilda u thotë se i kanë keqmenaxhuar ushqimet që në fillim të javës dhe kjo është arsyeja që tani kanë ngelur pa gjë. Juliana mbron veten, duke thënë se ajo nuk ka ngrënë asgjë, duke u munduar ta shmangë zgjatjen e atij debati, me pretendimin se nuk donte të zihej për bukë.
Matilda largohet nga debati, duke dalë në oborr dhe duke e ridiskutuar edhe një herë me njerëzit e saj të afërt. Po ashtu, edhe Juliana, Arditi dhe Lori komentojnë debatin më njëri-tjetrin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





