Një përleshje mes disa të burgosurve shqiptare dhe marokenë ka ndodhur në burgun "Casetti" në Rimi të Italisë, gjatë orarit të meshës.
Mediat italiane shkruajnë se nga sherri mes të burgosurve kanë mbetur të plagosur edhe dy punonjës të policisë së burgut.
Gardianët e plagosur janë dërguar në urgjencë, ndërsa të dënuarit janë mbajtur në spitalin e burgut.
Ndërkohë Ansa shkruan se është gjithnjë e më e nevojshme dhe urgjente të rishikohet organizimi i brendshëm i burgjeve.





