Një shqiptar 34-vjeçar është arrestuar nga policia italiane e Ternit në Peruxhia me akuzën e tentativës për vrasje të një tjetër shqiptari 21-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në komunën Borgo Bovio dhe shkak është bërë xhelozia në lidhje me një vajzë.
Grindja mes dy shqiptarëve ka nisur në ambientet e një bari të njohur të zonës, për shkak të disa komenteve që 21-vjeçari po i bënte një vajze aty. Më pas, dy shqiptarët vazhduan sherrin në rrugë, ku pas një përleshjeje fizike, 21-vjeçari është goditur nga bashkatdhetari i tij me thikë në gjoks.
Kalimtarët e rastit të cilët panë skenën, kanë lajmëruar policinë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarit të plagosur rëndë. Aktualisht ai gjendet i shtruar në spital.