Një sherr mes disa personave në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit, njëri prej të përfshirëve ka mbajtur me vete një armë zjarri dhe ka goditur me tytën e saj.


Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy shtetasve nuk ka qenë momental, por i hershëm, i cili prej kohësh kishte krijuar tension mes tyre.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit.





