Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Durrësit, grindje e cila ka përfundur në përleshje fizike.
Burime nga policia bëjnë me dije se më datë 26.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.M dhe A.D, vjeç 51 e 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në lagjen nr. 17, kanë goditur me grusht njeri tjetrin.
Ndërkohë për ta do të vazhdojë procedimi sipas Nenit 90 të Kodit Penal.





