Një banor i Durrësit është shpallur në kërkim, pasi një ditë më parë, në Shkozet, ka grushtuar duke i shkaktuar plagosje të lehtë një 55-vjeçari, po nga qyteti bregdetar.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.G., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 14, ka goditur me grushte shtetasin A.N., vjeç 55, banues në Durrës”, njofton zyrtarisht policia.

Mësohet se shtetasi A.N. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga grushtat e 38-vjeçarit.