Pas një debati në familje, burri ka hedhur gruan shtatzënë nga shkallët.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku policia ka arrestuar autorin, Rezart Zani, 40 vjeç.

Bashkëshortja e tij  39 vjeçe, shtetasja A.Sh. është transportuar në spital dhe pas ndihmës së parë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme, ndërsa po merret edhe dëshmia e gruas.