Tiranë, 30 korrik 2014 – Një konflikt familjar për pak ka përfunduar në tragjedi ditën e sotme në kryeqytet. Babai dhe djali kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri mes tyre. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 tek sheshi “Karl Topia”. Pasi janë grindur at e bir, djali ka qëlluar me thikë babanë. Më pas vëllai i autorit ka plagosur me thikë këtë të fundit. 

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk dihen motivet e sherrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/