Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” është mbyllur me barazimin 1-1, por edhe me momente shumë të tensionuara.
Pasi gjyqtari vërshëlleu për fundin e takimit, kishte përplasje mes futbollistëve të dy skuadrave në fushë dhe pat momente tensioni, aq sa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur situata që mund të përshkallëzoheshin.
Rezultati në fund nuk ka kënaqur asnjë nga dy skuadrat dhe kjo u pa edhe nga fakti që në të dy kampet kishte mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjeve. Drejtuesit e Teutës dhe Tiranës kishin takime me futbollistët e ekipeve përkatëse pas mbylljes së sfidës, si një sinjal ndaj skuadrës në fund të një ndeshje ku qartësisht të dy palët pritnin më shumë.





