16 dhjetor 2013 – Sherr mes dy punëtorëve në një galeri  ku po punohet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Fan, ka shkaktuar plagosjen e një 52 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një galeri miniere në Qafë Mollë, në Mirditë, ku si pasojë e goditjeve me mjete të forta është plagosur në kokë 52 vjeçari Mustafa Neziri.   I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.   Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka ndaluar autorin e plagosjes, shtetasin turk Aliriza Duran, 37 vjeç, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sherrit.