Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur në Kamzë.

Policia bën me dije se një shtetas 17 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas.

17-vjeçari është arrestuar nga uniformat blu.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i mituri i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.