Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg” të Kavajës ditën e sotme.

Si pasojë e sherrit një person është dhunuar me shkop bejsbolli. Një grup të rinjsh kanë dhunuar shtetasin Zenel Lushkja, rreth 45-vjeç i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Grupi me 5 persona drejtohej nga Danjel Habibi.

Pas sherrit, autorët nuk janë ndaluar, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.