Policia e Durrësit ka vënë në pranga një qytetare 27 vjeçe, e cila përveçse po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, ka goditur edhe një police.
Burimet policore bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë Sonila Budini, banuese në Durrës, e cila pas një konflikti në lagjen nr. 18, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit. Gjatë shoqërimit, ka nisur edhe përplasja e saj verbale me njërën prej punonjëseve të policisë, të cilën pasi e ka kundërshtuar, ka guxuar edhe ta godasë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se 27-vjeçarja, gjatë testit të alkoolit, ka rezultuar në masën 0.47 mg/l.
Ndaj Budinit rëndon akuza e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
S.L.