Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në mes të Tiranës në njërin nga lokalet e kryeqytetit.
Një burrë i moshës 48-vjeçare është konfliktuar verbalisht me të dashurën e tij dhe më pas e ka goditur me grushte. Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i kësaj sjellje nga ana e shtetasit 48 vjeçar me inicialet G.M. nuk është sqaruar ende.
Por policia ka nisur hetimet ndaj tij, pasi akuzohet për dhunë. Mësohet se e dashura e 48-vjeçarit është vetëm 23 vjeçe dhe banon në Tiranë.





