Një konflikt mes dy vajzave është regjistruar në mes të rrugës, e më pas u shpërnda në rrjete sociale.
Dy të reja janë përfshirë fillimisht në një debat verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar në përleshje fizike, ndërsa dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një djalë, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, vajzat shihen teksa debatojnë mes tyre në rrugë. Situata tensionohet brenda pak çastesh dhe ato përfundojnë duke u kapur prej flokësh, ndërsa përleshen para syve të kalimtarëve.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e personave që ndodheshin pranë.





