Një 49-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka goditur një person tjetër.
Sherri ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit ku për motive të dobëta, shtetasi L. D., ka goditur ne fytyrë me një send të fortë personin tjetër.
I dëmtuari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, por u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet arsyeja e këtij sherri.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër. I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.





