Ish-efektivi i Policisë së Shtetit Gj.N., është kanosur me armë zjarri nga dy persona.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shëngjinit.

Bëhet me dije se dy persona, me inicialet E.M dhe E.S,  të dy banues në Shëngjin, janë futur në lokal dhe kanë kërcënuar me armë ish-policin shtetasin GJ.N.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për vend parkimin e një makine, një sherr banal që mund të çonte dhe në viktima.

Pas njoftimit të autoriteteve, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve që kërcënuan ish-policin, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit.