Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar pasi ka goditur rëndë një person në lagjen 18.

Siç bëjnë me dije blutë e qytetit, më datë 17.04.2018, shtetasi Z.M, vjeç 54, pranë lokalit të shtetasit SH.H, ka goditur me grushte për motive të dobëta shtetasin A.V, vjeç 51.

Mësohet se 51-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë.

Në ngarkim të shtetasit të prangosur rëndon akuza e "Plagosjes së rëndë me dashje" sipas nenit 88/1 të Kodit Penal.