Katër të rinj të moshave nga 25 – 29 vjeç janë përfshirë në një sherr në lokal, ku janë goditur njëri-tjetrin si dhe kanë thyer xhamat e lokalit.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja është regjistruar në një lokal në Durrës, ndërsa protagonistët e sherrit janë shtetasit: Sh.H. dhe K.O. të dy 25 vjeç, A.Sh. 29 vjeç, banues në Maminas, Koxhas e Shijak, dhe shtetasi E.Sh. 28 vjeç.
Ata kanë qenë në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit Sh.H., ku ky i fundit së bashku me bashkëmoshatarin K.O, janë konfliktuar e janë goditur me sende të forta, me shtetasit A.Sh dhe E.Sh. Gjatë konfliktit, shtetasi A.Sh, ka thyer edhe një xham të lokalit, sqaron policia.
Për këtë rast, policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve Sh.H., K.O. dhe A.Sh.





