Një sherr banal në një lokal ka përfunduar me një person të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të premteje në Klos ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Policia sqaron se në verandën e një lokali shtetasit S.R, 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, pas debatit me njëri-tjetrin 28-vjeçari ka plagosur me thikë 35-vjeçarin.

I demtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.