Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi është protagonist i një sherri masiv në Mynih.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës në një lokal në Isarvorstadt, ku një shqiptar ka plagosur një rumun.

Mësohet se 22-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, qëlloi me një shishe të thyer një rumun 19 vjeç në një restorant.

I riu u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu shqiptar është vënë në pranga për akuzën e tentativës së vrasjes.