Ndodh shpesh që të shohim turistë të huaj që zhvishen në plazhet e Shqipërisë tërësisht nudo, por të tilla raste i kemi të dëgjuara për seksin femër e shumë rrallë për turistë meshkuj. Ky rast është diçka ndryshe me të vërtetë. Shqipëria nuk ka plazhe nudistësh, por kjo nuk i bëri përshtypje një turisti serb i cili i hoqi të gjitha në sy të publikut në plazhin e Himarës.
Ai vuri vetëm një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit, duke mos e vrarë mendjen për fëmijët apo gratë të cilët nuk kanë ndërmend të shohin zhveshjen e tij. Plazhi i Himarës njihet si një plazh familjar dhe ky veprim i turistit ngjalli shumë polemika midis të pranishmëve.
Në plazh u ndodh gjithashtu një tjetër pushues familjar serb, i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit. Djali i cili ka raportuar rastin për “JOQ.al” ka rrëfyer se vendimi i personelit ka qenë i prerë dhe i ka dëbuar menjëherë nga aty të rinjtë.
“S’pysin a ka fëmijë apo nëna në plazh. Fotot jane bërë në Himarë që njihet si plazh familjar më shumë.
Pasi një familjar serb debatoi me të në të njëjtën gjuhë, s’ia doli dot dhe thirri personelin e hotelit për t’i hequr nga aty.
U kuptua kur po flisnin anglisht dhe të dy palët po jepnin detaje drejt personelit të hotelit dhe si përfundim rezultoi me dëbimin e të rinjve nga plazhi”, shpjegon djali.





