Pasditen e sotme rreth orës 15:50 në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, shtetasi E. N., 27 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta është lënduar me mjet prerës dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë është shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta,  është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.