Sherr për motive të dobëta në plazhin e Durrësit, plagoset me thikë një 55-vjeçar, ndërkohë që arrestohet autori i krimit.
“Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës. Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.”- njofton policia në informacionin paraprak për ngjarjen.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.





