Një konfrontim fizik ka ndodhur mes kreut të PS-së në Gramsh, Enis Zani dhe vëllait të kryebashkiakut aktual.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Gramsh.
Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë, por më pas ka nisur konflikti fizik me Enis Zanin, kryetarin e PS dega Gramsh dhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tajar Bicin.
Ngjarja ka ndodhur në prani të ish-deputetit Besion Ajaz, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gramsh. Mësohet se ai nuk ka ndërhyrë për të shmangur konfliktin.
Nuk dihet shkaku i konfliktit ndërsa nga policia nuk ka asnjë reagim për ngjarjen.