Njëri banon në Durrës dhe tjetri në Rrashbull, por vendin për të bërë sherr e kanë 'zgjedhur' në Shkozet.

Kështu u ka ndodhur dy banorëve të bashkisë së madhe Durrës, që një ditë më parë janë konfliktuar në lagjen nr.14.

E si të mos mjaftonin sharjet verbale, njëri prej tyre ka përdorur edhe grushtat.

Policia e Durrësit ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 39, pasi dyshohet se në lagjen nr.14 ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 60, banues në Rrashbull.

Dhunuesi 39-vjeçar akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.