River Plate fiton Superklasico kundër Boca Juniors dhe konfirmon vendin e parë në Primera Divisiòn Argjentinë. Një ndeshje që përfundoi me një lum kartonësh të kuq dhe tre padi nga autoritetet gjyqësore.

Ndeshja ishte si gjithnjë mes këtyre skuadrave, lojë e hapur dhe ritëm i jashtëzakonshëm nën koret e tifozëve. Por sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 92-të kur lojtarët e Bocas shkaktuan një 11-metërsh.

Miguel Broja goditi nga pika e bardhë teksa portiere u hodh në anën tjetër. Festa nis në stadiumin Monumental por nga ana tjëtër edhe sherri. Festa e njërit prej lojtarëve të River u konsiderua e tepruar dhe kaq mjaftoi që futbollistët e të dy skuadrave të nisnin përplasjen fizike.

Kaosi mbretëroi për gati 15 minuta kur arbitri nxorri 7 kartonë të kuq gjithsej, policia gjithashtu nisi hetimet për tre persona.

Është vetëm java e 15 e kampionatit në Argjentinë dhe River konfirmohet si forca e parë në renditje ndërsa Boca Juniors aktualisht është në vendin e 13, nga 28 skuadrat pjesëmarrëse.