Jordani, 8 maj 2014 – Një sherr i pazakontë ndodhi në një studio televizive në Jordani. Dy të ftuar, që po diskutonin për çështjen e Sirisë, u tensionuan aq shumë, sa vendosën të sulmonin njëri- tjetrin edhe fizikisht.

Kjo i dha kuptim shprehjes ‘ta jap me tavolinë kokës’. Studio u shkatërrua dhe moderatori nuk ishte i zoti që të kontrollonte këtë sherr që u ndoq drejtpërdrejt në TV nga mijëra teleshikues.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/