Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se në mjediset e brendshme të IKMT-së, ka ndodhur një konflikt fizik ku janë përfshirë drejtori i Mjedisit, Klesti Çela dhe Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Në deklaratë thuhet se sapo u vënë në dijeni të ngjarjes, Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, bashkë me Kryeinspektorin e Përgjithshëm Dashnor Sula kanë pezulluar nga detyra që të dy zyrtarët derisa situata të sqarohet plotësisht.

IKMT ka theksuar se po bashkëpunon me Policinë për zbardhjen e plotë të konfliktit.