Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku dy persona janë përfshirë në një sherr për arsye banale në një lokal.

Sherri ka degraduar në dhunë, ku autori me iniciale: A. B., 51-vjeç ka qëlluar me sëpatë pas shpine 26-vjeçarin Besim Hoxha.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të bërë të munduar arrestimin e autorit.

Njftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç,  banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.