Një 44-vjeçar është dëmtuar me sende të forta pas një konflikti të çastit mesditën e sotme në Rrogozhinë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar me iniciale J.K dhe A.K, babë e bir.

Ndërkohë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve por nuk është përdorur.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.