Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri banal në fshatin Shtyllas të Fierit.
Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar 50-vjeçari me inicialet E. H., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
50-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak) të riun me inicialet D. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.





