Dy 18-vjeçarë kanë dhunuar një djalë tjetër, teksa policia njofton se ka nisur procedimin penal për dy bashkëmoshatarët.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 18 vjeç dhe V. S., 18 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin S. K.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.