Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se H.H 33 vjeç u konfliktua për motive të dobëta me K.Ç 34 vjeç dhe L.Ç 31 vjeçe.

Teksa punonjësi i policisë ndërhyri për të parandaluar konfliktin, 33-vjeçari H.H e goditi ku për pasojë edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”. Ndërkohë dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë proceduar penalisht për “Plagosje të lehtë me dashje” .

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

U konfliktuan fizikisht 3 shtetas dhe njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 33- vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë,  po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Në përfundim të  veprimeve të kryera,  shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” .

-Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.D., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka vjedhur dy krerë bagëti, të shtetasit K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prkurorisë, për veprime të mëtejshme.