Një sherr mes një personi dhe dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie në Maliq. .

Në një njoftim për mediat nga policia lokale sqarohet se sherri ka nisur për motive të dobëta mes E.B.  30 vjeç, i cili tashmë është i arrestuar dhe R.Xh, 34 vjeç që po hetohet në gjendje të lirë.

Por në konflikt është përfshirë dhe vëllai i 34-vjeçarit, D. Xh., i cili po ashtu ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani dyshohet se 30-vjeçari ka qenë shkaktari i sherrit, pasi është arrestuar për “Plagosja e rëndë me dashje”.