Tre të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta, mbrëmjen e sotme. Ngjarja eshte regjistruar ne lagjen nr.2 në Korçë.
Të tre të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet per ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





