Një mashkull është bërë “molla e sherrit” për dy gra të martuara në Tiranë.
Një 54-vjeçare me iniciale K.K., është duke u ndjekur në gjendje të lirë nga policia, pasi ka kërcënuar fqinjën e saj me një fishek të futur në zarf duke ja lënë poshtë derës.
Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, kjo nuk është hera e parë që dy gratë janë përfshirë në konflikte me njëra-tjetrën, pasi ato janë shoqëruar në polici edhe rreth një javë më parë.
Shkak është bërë një mashkull, i cili ka hyrë në jetën e të dyja grave fqinje, që si njëra ashtu edhe tjetra, jetojnë me bashkëshortët e tyre, por me sa duket ky fakt nuk i ka ndaluar ato që të bëhen “gazi i botës”.
Gjatë marrjes në pyetje, 54-vjeçarja K.K ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se sipas saj, kjo gjë është një sajesë nga ana e “rivales” së saj. Ndërsa kjo e fundit, ka pohuar se K.K. është bërë një pengesë për lidhjen e saj jashtëmartesore dhe se “fut hundët” gjithandej.