Një shqiptar 17-vjeçar po lufton me vdekjen në një spital në Itali, pasi u qëllua nga një 19-vjeçar italian me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari së bashku me autorin, Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë.
Dhe ka qenë pikërisht ajo molla e sherrit mes të dyve. Sherri nisi të dielën në diskotekë, dhe më pas vijoi ditën e sotme pasdite.
Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.
Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. Edhe pse shqiptari është dërguar në spitalin e Pavias në kohë rekord, gjendja e tij është kritike.
Ai i është nënshtruar një operacioni. Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar nga karabinierët.





