Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Shijak. I lënduar ka mbetur shtetasi D. Çumani, i cili dyshohet se është dhunuar nga shtetasi D. Ferra.

Shkak dyshohet të ketë qenë konflikti për një vajzë, ku pretendohet se Çumani i ka ngacmuar të dashurën Ferrës. Ky i fundit, së bashku me kushëririn e tij e kanë dhunuar, duke e lënë të plagosur me armë zjarri.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.