Denis Terentiev, futbollisti i Zenitit në Rusi, me shumë mundësi ka bërë ‘ndeshjen’ më të vështirë në karrierën e tij. 25-vjeçari është përfshirë në një konflikt së bashku me një qytetar tjetër rus për një vend parkimi dhe pasojat kanë qenë shumë të rënda.

Pas përplasjes me fjalë, debati ka degjeneruar në dhunë dhe si pasojë Terentiev ka përfunduar në spital. Futbollisti është dëmtuar rëndë në fytyrë dhe ‘pamjen e re’ e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Fotoja nuk ka qëndruar shumë në llogarinë e tij, pasi lojtari ka zgjedhur ta fshijë.