Policia në Velipojë ka proceduar penalisht një 58-vjeçar, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Mësohet se 58-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezër për çështje pronësie.

Velipojë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  shtetasit  L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje””, njofton policia.