23 korrik 2015 – Plas sherri gjatë orëve të para të mëngjesit mes një grupi të komunitetit rom në qendër të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.1, pikërisht përpara Bashkisë, ku një grup romësh, të cilët ishin të dehur janë konfliktuar për motive të çastit.
Gjatë konfliktit, 32-vjeçari me iniciale H.M., në moment e sipër të grindjes ka shtyrë 28-vjeçarin me iniciale L.O.
Por, nuk përfundoi me kaq, pasi 28-vjeçari kishte në krah dhe bashkëshorten e tij, shtetasen H.O., të cilës në mënyrë të papritur i ka rënë nga duart fëmija vetëm 3-muajsh, me iniciale M.O.
Pas kësaj, policia e Durrësit njofton se fëmija është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, dhe ndërkohë është bërë shoqërimi në Komisariat i 32-vjeçarit H.M.
Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, janë me banim në Levan të Fierit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/