Dy të rinj të moshës 23 dhe 26 vjeç kanë dhunuar një burrë 55-vjeçar në Durrës duke e goditur me sende të forta.
Sherri është regjistruar në lagjen nr. 18. Policia thotë se autorët janë shtetasit G.K. dhe A.S., 26 e 23 vjeç, ndërsa personi i dhunuar është shtetasi S.M., të tre banues në Durrës.
Nuk dihen arsyet e sherrit që degjeneroi deri në përdorimin e sendeve të forta nga ana e dy të rinjve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





