Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedimin penal për 3 shtetas, të përfshirë në një konfilkt mes tyre.
Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se në lagjen nr. 1, shtetasi E.S. ka kanosur dy shtetasit e tjerë S. B. 28 vjeç, dhe R. B. 36 vjeç dhe këto të fundit me vet gjyqësi janë konfliktuar me të.
Të tre të rinjtë janë banues në Tiranë dhe dyshohet se janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta.





